Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti të premten në takim Rabinin Jack Bemporad, drejtor i Qendrës për Mirëkuptim Ndërfetar.
Kryeministri Mustafa e njoftoi Rabinin Bemporad për progresin si dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e gjithanshëm të proceseve në Kosovë.
Kryeministri Isa Mustafa, duke e falënderuar Rabinin për vizitën në Kosovë, foli për traditën e gjatë të mirëkuptimit dhe të tolerancës shembullore ndërmjet komuniteteve fetare në Kosovë.
Në këtë kontekst, kryeministri Mustafa theksoi edhe respektin që gëzon komuniteti hebraik në popullin e Kosovës, duke shprehur përkrahjen e Qeverisë së Kosovës për këtë komunitet me traditë dhe kulturë të çmuar në mbarë botën, duke theksuar njëherësh edhe planet për të ngritur dhe thelluar bashkëpunimin e ndërsjellë, në të ardhmen.
Rabini Jack Bemporad, vlerësoi lartë raportet ndërmjet komuniteteve fetare në Kosovë dhe traditën shekullore të bashkëjetesës e mirëkuptimit që ekziston ndërmjet feve në Kosovë, duke e konsideruar si shembull për rajonin dhe më gjerë.
Shpërthime në Bejrut dhe sirena në Bahrein, sulme gjatë natë...
Albin Kurti feston sot 51-vjetorin e lindjes
Sot 27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, lufta dhe liria e Kosovë...
Sot i jepet lamtumira e fundit Ilaz Brahimit që u vra nga e ...
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet de...
66 të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak kolumbian