Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati një takim me ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, të shoqëruar prej këshilltares së saj të parë, Carole Blestel-Feffer.
Kryeministri Kurti shprehu edhe një herë qëndrimin e tij në lidhje me taksën dhe nënvizoi se ngutia me të cilën u konceptua taksa nuk mund të praktikohet edhe në heqjen e saj. Ndaj dhe shkallëzimi në këtë proces do të thotë edhe vendosje e reciprocitetit. Kjo nis edhe me heqjen nga ana e Serbisë e barrierave jo-tarifore.
Dialogu duhet të ndërtohet në horizontin e pranisë së duhur të BE-së dhe ShBA-së. Në takim u fol gjatë për situatën politike të Kosovës si dhe për mbështetjet ndërkombëtare të saj.
Ambasadorja Butel, nga ana e saj mbështeti komunikimin e hapur dhe pjekurinë në politikën e jashtme. Kjo gjë kërkon nga ana e vet të njësohet politika e jashtme e Kosovës.
Kryeministri Kurti e përsëriti vullnetin e tij për takime koordinuese me presidentin. Për sa i takon pranisë serioze të Evropës në përgatitjen e dialogut, Ambasadore përmendi rëndësinë e Samitit të Zagrebit dhe nismës për samitin në Paris.
Mes kryeministrit dhe ambasadores u fol edhe për rolin e investimeve në rritjen ekonomike të Kosovës./arbresh.info
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...