Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, pritet të aktivizohet në lehtësimin e krizës politike në vend.
Ajo së shpejti do të thërrasë në takim liderët e dy blloqeve të politikës kosovare.
Lajmi u konfirmua nga zyra e presidentes Jahjaga, e cila duke iu përgjigjur pyetjes së Klan Kosovës thekson se pas zhvillimeve të fundit në parlament, Presidentja Jahjaga ka vendosur të luajë rol aktiv për tejkalimin e gjendjes së krijuar ndërmjet pozitës dhe opozitës.
Ajo po konsideron opsionet për te ushtruar rolin e saj kushtetues dhe për të garantuar funksionimin demokratik të institucioneve, thuhet në përgjigjen zyrtare të presidentes Jahjaga.
Klan Kosova mëson se po shqyrtohen edhe mundësitë e takimeve veç e veç ose edhe të përbashkëta në spektrin politik.
Ky qëndrim i Jahjagës vjen vetëm një ditë pasi e para e shtetit takoi ambasadorin amerikan Greg Delaëie, i cili poashtu ftoi spektrin politik që nëpërmjet debatit, të tejkalojë ngërçin e krijuar.
Shpërthime në Bejrut dhe sirena në Bahrein, sulme gjatë natë...
Albin Kurti feston sot 51-vjetorin e lindjes
Sot 27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, lufta dhe liria e Kosovë...
Sot i jepet lamtumira e fundit Ilaz Brahimit që u vra nga e ...
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet de...
66 të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak kolumbian