Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, përmes së cilës ka kërkuar nga Presidenti një takim gjatë ditës së sotme.
Këtë takim, shefi i ekzekutivit e kërkon që të bashkërendojë veprimet me kreun e shtetit rreth politikës së jashtme.
“Përfaqësimi i Kosovës do të jetë sa më i denjë në arenën ndërkombëtare dhe këtë mund të arrijmë duke qenë të harmonizuar në qëndrimet tona të cilat përveç suksesit do të garantonin edhe zhvillimin ekonomik e siguri shtetërore kombëtare” thuhet në letrën e Kurtit.
Kryeministri shton se prezantimi i Republikës duhet të jetë i njëzëshëm dhe se dallimet duhet të mbesin brenda vendit, duke mos ndikuar kur e përfaqësojnë shtetin.
Kurti i kë dhënë në dispozicion presidentit tri orare të ndryshme, e para në ora 09:00, pastaj në ora 13:00 si dhe në ora 18:00. Deri më tani, nuk ka një përgjigje nga ana e kreut të shtetit, ose të paktën nuk dihet publikisht për një gjë të tillë.
Ajo çfarë dihet deri më tani është se presidenti Thaçi do të marrë pjesë në ora 10:00 në takimin “Rruga drejt Komisionit për të vërtetën dhe pajtimin në Kosovë” ku do të bëhet lansimi i raportit “Matja e perceptimit publik dhe dialogu për Komisionin e ardhshëm për të Vërtetën dhe Pajtimin (KVP) në Kosovë” në Prishtinë.
Trump fton Erdoganin t’i bashkohet Bordit të Paqes për Gazën...
Rama thotë se është ftuar nga Trump për të qenë në Bordin Nd...
Real Madridi rikthehet te fitorja, por `Bernabeu` mbetet në ...
Basha përkujton Skënderbeun: Përveç si strateg e gjeneral i ...
Cakolli: Manipuluesit e votave duhet të përfundojë në burg, ...
Dita e pestë: Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 382 nga 91...