Lëvizja “Vetëvendosje” me anë të një komunikate bën të ditur se sot policia ka arrestuar aktivistin e VV-së Trim Gashi.
“Sot, rreth orës 13:00, policë civilë të Policisë së Kosovës kidnapuan aktivistin Trim Gashi derisa ishte duke mbledhur nënshkrime të qytetarëve në peticionin kundër ‘Zajednicës’ dhe demarkacionit me Malin e Zi”, thuhet në njoftimin e VV-së.
Sipas Lëvizjes Vetëvendosje policët nuk i treguan as ku po e çonin dhe as për çka po e merrnin, thjesht e kapën dhe e futën në makinë. “Ne ende nuk dimë se ku e kanë dërguar”, thuhet në njoftim.
Arrestimin e Gashit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Baki Kelani, ku sipas tij Policia e ka ndaluar për intervistim personin që dyshohet se më 23 shtator ka sulmuar eskortën e kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër