Oficerët grekë të rojës bregdetare dyshohet se qëlluan me “armë zjarri” në drejtim të një anijeje plot refugjatë që kalonin Egjeun ndërsa tensionet me Turqinë u rritën gjatë krizës së migracionit të hënën.
Sipas mediumit britanik The Telegraph, pamjet video treguan një oficer grek të rojës bregdetare, i veshur me të zeza, ndërsa bën dy të shtëna nga një pushkë automatike në ujë, afër një varke të mbushur me azilkërkues.
Pamjet, që raportohet se janë marrë në det në qytetin turistik të Bodrum, tregojnë zyrtarë të tjerë që dukshëm kërcënonin migrantët dhe refugjatët me shufra ndërsa ata bërtisnin në protestë, përcjell Telegrafi.
I kontaktuar nga mediumi britanik, një zëdhënës i Gardës Bregdetare Greke pretendoi se nuk kishte njohuri për videon, e cila u shikua qindra mijëra herë në mediat sociale.
“Ne nuk mund të bëjmë asnjë koment”, ka thënë ai.
Ndryshe më parë janë publikuar edhe disa pamje të cilat thuhet se tregojnë se si forcat greke të sigurisë shihen duke goditur refugjatët në varka me shkopinj të gjatë.
Ata po tentonin të godisnin ata, për ti detyruar që anija e tyre të mos vazhdonte rrugëtimin drejt Greqisë.
Kupa e Anamoravës 2026 zhvillohet nesër në Kamenicë
Astronautët e NASA-s morën iPhone 17 Pro Max për të dokument...
Ekuipazhi i Artemis II tani është në gjysmën e rrugës drejt ...
Beteja e udhëheqësve të UÇK-së në Hagë po shkon drejt fundit
Kryeministri sllovak kërkon që BE-ja t’i heqë sanksionet nda...
Pas presidencës, këto janë privilegjet që do t’i gëzojë Osma...