Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka këshilluar fansat e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të votojnë kandidatin për kryetar, Bernie Sanders.
Dua së fundi ka publikuar një foto të Sanders, të shkrepur gjatë fushatës, ku tha se e gjithë bota ka nevojë për një udhëheqje më të butë dhe gjithpërfshirëse, shkruan portali arbresh.info
“Çfarë ndodh në Amerikë nuk rrin vetëm në Amerikë. E gjithë bota ‘po qan’ për një udhëheqje më të mirë dhe gjithëpërfshirëse. Ju lutem votoni për presidentin që ju të gjithë e meritoni”, ka shkruar Dua.
Dua po vazhdon të korrë suksese të mëdha në karrierë, ku së fundmi ka qëndruar në Sydney, pasi ka qenë e ftuar për të performuar në atë që njihet si “Mardi Gras”, parada e komunitetit LGBTI në Australi.
Ajo dhuroi një performancë spektakolare duke interpretuar hitet e saj më të reja përfshirë edhe këto të albumit të ri “Future Nostalgia”. /arbresh.info/
Një rrjet miliardash në Ballkan dhe një mungesë që bie në sy...
Besim Kodra i bashkangjitet rrugëtimit politik të Vjosa Osma...
Berisha: Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci forcon stabilite...
Sërish krahë njëri- tjetrit, Për çka po e uron Benita-Ludon?
Bota humbet një miliard fuçi naftë
Kuvajti raporton ‘disa dronë armiqësorë’