Sot u mbajt ceremonia përmbyllëse dhe ndarja e certifikatave në kuadër të Shkollës për Diplomaci Digjitale organizuar nga Kolegji Universum dhe mbështetur nga Friedrich Ebert Stiftung, e cila gjatë dy javëve të fundit mblodhi 25 pjesëmarrës të rinj të moshës 17 – 22 vjeç të cilët të ndarë në 5 grupe, zhvilluan projekte interesante me synim promovimin e Kosovës në botë, duke përdorur diplomacinë digjitale!
Në ceremoninë përmbyllëse të shkollës folën përfaqësues nga Friedrich Ebert Stiftung, Kolegji Universum, Ministria e Punëve të Jashtme dhe IPKO Foundation, të cilët çmuan lartë punën e pjesëmarrësve në këtë shkollë si dhe dëgjuan prezantimet e 5 projekteve të suksesshme të dalura nga kjo shkollë.
Në fund, për më të mirët u dhanë shpërblime dhe mirënjohje.
Kjo shkollë ndërtohet në përvojën e shkëlqyer të Kolegjit Universum me ofrimin e programeve të Digital Marketing Institute, ku studentëve kosovarë iu mundësohet certifikim nga trupi numër 1 në botë për marketingun digjital.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër