Gjatë të martës u riatdhesuan 49 shtetas shqiptarë, mes tyre familje me fëmijë, të cilëve nuk u ishte pranuar kërkesa për azil në vendet e BE.
Personat e riatdhesuar kanë ardhur me një fluturim charter nga Metz dhe Nancy. Nga shtetasit e kthyer, 5 ishin persona që kishin kërkuar azil në Luksemburg ndërsa 44 të tjerë nga Franca.
“Veç bashkëkoordinimit Francë – Belgjikë dhe Francë – Holandë, kësaj radhe kanë marrë pjesë Luksemburgu dhe eskorta e Policisë Kufitare shqiptare. Policia Kufitare në Rinas mori masa për sigurimin e tyre në ambientet e përcaktuara për këtë qëllim, deri në përfundim të procedurave nga specialistët e Policisë Kufitare.
Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë edhe njëherë për të gjithë ata shtetas që synojnë të udhëtojnë në hapësirën SCHENGEN, me qëllim kërkimin e azilit, të mos bëjnë përpjekje të kota, pasi shanset për të fituar azil janë zero”,- thuhet në një njoftim të Policisë së Shtetit.
MABCO akuzon Valon Ademin për “vetëgjyqësi kriminale” në Aer...
Joao Pedro reagon pasi nuk u ftua nga Ancelotti në Kupën e B...
KQZ-ja shtyp fletëvotimet me procedurë të përshpejtuar, jep ...
E rëndë | Vdes i riu vushtrrias që ishte aksidentuar 11 ditë...
Katër të vdekur në aksidente trafiku për 24 orë
MINT vendos çmimet e reja tavan