Mbi 350 ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga të gjitha njësitet për një javë rresht kanë matur njohuritë dhe forcën e përbashkët gjatë ushtrimit fushor të titulluar “Shqiponja 4”.
Në këtë aktivitete mori pjesë presidentja e vendit Atifete Jahjaga, ministri i FSK-së Haki Demolli, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës Greg Delawie, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemajl Minxhozi, kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa, komandanti i FSK-së gjenerallejtnant Rrahman Rama, komandanti i KFOR-it, gjeneral major Guglielmo Luigi Miglietta, drejtues të Komisioni Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, Drejtor të Ekipit Ndërlidhës Këshillues të NATO-s për FSK-në, drejtorë të Ekipit Këshillues të NATO-s për MFSK-në, si dhe drejtues të Policisë së Kosovës.
Në këtë rast ishte simuluar një tërmet me dëme të mëdha ku ishin marrë masa edhe për dezinfektim të objekteve edhe për mbrojtjen e pasurisë private nga forcat e rendit.
Në këtë ushtrim fushor mori pjesë edhe presidentja e vendit Atifete Jahjaga e cila tha se k jo është dëshmia më e mirë e sukseseve të Kosovës, prandaj nuk ka kthim mbrapa ndonëse zhvillimet politike në vend aktualisht janë të pakëndshme.
Ndërkaq ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Haki Demolli si dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtnant Rrahman Rama thanë se edhe me këto ushtrime po dëshmohet pjekuria e arritur që forca e Kosovë të jetë një ushtri e vërtet e saj.
Kurse, kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa dhe ai i komunës së Suharekës Sali Asallanaj, në territoret e të cilave u zhvilluan ushtrimet u shprehën të gëzuar me aftësitë ushtarake që panë gjatë veprimeve të demonstruara sot.
“Jemi shumë krenar që kemi pasur mundësinë që të japim kontributin tonë minimal, në tërë infrastrukturën për të realizuar me sukses këtë ushtrim fushor”, ka thënë kryetari Svarqa.
Edhe në këtë takim u shfaq brenga e mostransformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës. U tha se projektligji tashmë është i gatshëm me të gjitha amendamentet e nevojshme për procedim, por ngecjet e ndodhura këtë muaj në Kuvend sikur e kanë vonuar pak këtë procedurë edhe pse deri nga gjysma e vitit të ardhshëm është planifikuar të zgjasë ky transformim.
KEK: Njësia B1 rikthehet në operim, prodhimi i energjisë në ...
Alban Zogaj: LDK nuk është parti e rrjeteve sociale
Sorensen takoi komandantin e KFOR-it, flasin për bashkëpuni...
Ilir Ferati reagon për situatën në parti: LDK është më e mad...
Komuna e Suharekës hap afatin për aplikim për vlerësimin e d...
Orientimi antiperëndimor i Serbisë