Tërheqjet e njohjes së Kosovës si shtet i pavarur janë të rëndësishme për pozicionin e ardhshëm negociues të Serbisë, por edhe një tregues i angazhimit të autoriteteve shtetërore për mbrojtjen e interesave kombëtare serbe në Kosovë.
Kështu thotë drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.
Ai theksoi se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka filluar një veprim për të “mbrojtur pozicionin e Serbisë në bashkësinë ndërkombëtare” që ka çuar në një kthesë në bashkësinë ndërkombëtare dhe se më herët mbi 110 vende kanë njohur pavarësinë e Kosovës, dhe sot ajo shifër është zvogëluar në më pak se gjysmën e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Ky reagim i tij erdhi pas raportimeve se Sierra Leone është bërë vendi i 18 që e ka çnjohur Kosovën.
“Mbi 7000 euro për një reklamë” – Elijona ...
Kusari-Lila: Kosova po ndërton sistem të besueshëm të metrol...
Sulmet kibernetike ndaj Osmanit e Abdixhikut, LDK-ja i drejt...
G7 mbledhje ne Paris, pritet të diskutohet për luftën në Ukr...
Kosova e dyta më e varfër në Evropë, Murati tenton të arsyet...
KPK shpall konkursin për Kryeprokurorin e Shtetit