Të paktën 9 persona e kanë humbur jetën gjatë natës në shtetin federal Tennessee të SHBA-ve si pasojë e stuhive të mëdha, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Të paktën 9 persona e kanë humbur jetën në pjesën qendrore të shtetit Tennessee si pasojë e stuhive të mëdha gjatë natës”, tha sot në Twitter, Josh Breslow, gazetar i televizionit lokal WKRN në Nashville, Tennessee.
“Policia tha se 2 të vdekur janë regjistruar në East Nashville ndërsa sherifi i Qarkut Benton thotë se 1 i vdekur. TEMA (Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave në Tennessee) raportoi për 4 të vdekur në Putnam County dhe 2 të vdekur në Wilson County”, shtoi Breslow.
Përmes një deklarate TEMA tha se duke filluar nga e hëna një linjë stuhish të mëdha kaloi nëpër Tennessee duke shkaktuar “dëme të mëdha” në ndërtesa, rrugë, ura, shërbime komunale dhe biznese në disa qarqe.
Dëmet nga tornadoja janë raportuar në të gjithë pjesën perëndimore dhe qendrore të Tennessee, përfshirë edhe qendrën e qytetit Nashville.
Agjencia e emergjencës konfirmoi se është raportuar për viktima të shumta pa dhënë informacione të hollësishme, duke shtuar se nuk dihet numri i të lënduarve.
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4