Ish-trajneri i Liverpool, Rafa Benitez ka zbuluar arsyet pse klubi më herët i ka shitur yjet e skuadrës si Xabi Alonso te Real Madrid, Fernando Torres te Chelsea dhe Javier Mascherano te Barcelona.
Benitez i cili ishte pjesë e “Reds” për gjashtë sezone nuk arriti të fitojë Premierë Ligën, por pati sukses duke triumfuar në Ligën e Kampionëve dhe FA Cup.
Ish-trajneri i Real Madrid dhe Chelsea për Marca ka thënë se klubi nuk ka pasur para dhe në mënyrë që t’iu afrohet rivalëve është dashur të shesë yjet e skuadrës.

“Nuk kishim para. Buxheti ishte 17 milionë euro, pra nuk ishte i kompletuar”.
“Duhej të provonin të shisnim dhe u deshtë të shesim Mascherano, Alonso dhe Torres. Ishte mënyra e vetme për t’iu afruar rivalëve”, theksoi ai.
Liverpool këtë sezon është shumë afër për të fituar Premierë Ligën që nuk e ka fituar që 30 vite./arbresh.info.
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s