Franca me optimizëm shikon raportin e Komisionit Evropian, si dhe metodologjinë e zgjerimit, si bazë inkurajuese për të vendosur për fillimin e negociatave të pranimit të BE-së me Maqedoninë e Veriut, tha ambasadori francez Christian Thimonier në një takim me kryeministrin Oliver Spasovski.
Siç thonë nga Qeveria, Spasovski në takim theksoi se raporti përfundon edhe me një rekomandim për fillimin e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me BE-në, dhe se kjo është si rezultat i punës së përkushtuar të qeverisë aktuale, e cila ka mbyllur disa çështje reformash, në mesin e të cilave edhe paketën e ligjeve në gjyqësorë.
Kryeministri Spasovski shprehu mirënjohje për të gjithë ata që morën pjesë në proces për arritjet e konstatuara në raportin e Komisionit Evropian, në veçanti për shtetet anëtare të BE-së dhe miqtë e Maqedonisë së Veriut që inkurajojnë një sistem të bazuar në merita në vlerësimin e përparimit të vendeve kandidate për anëtarësim në BE.
Në takim u theksua se raporti, së bashku me metodologjinë e re të zgjerimit, i jep besueshmëri procesit të negociatave dhe pranimit në BE dhe është një mesazh i mirë për rajonin.
Kapen mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 1 mijë ...
Muriqi i reagon një tifozi që e akuzoi për ndeshjen: Marre t...
Dogana zbulon mall të padeklaruar me vlerë mbi 26 mijë euro ...
Kurti bëri homazhe në përvjetorin e 27-të të masakrës së Lyb...
Zëdhënësja e KEDS-it: Njehsorët elektrikë janë të saktë, s’k...
Kuvendi mblidhet nesër, ky është rendi i ditës