Kryeministri Mustafa dhe ministri Bajrami pritën në takim Këshillin Drejtues, rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe përfaqësuesit e Parlamentit Studentor.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa dhe ministri i Arsimit, Arsim Bajrami kanë pritur në takim anëtarët e Këshillit Drejtues, rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe përfaqësuesit e Parlamentit Studentor.
Siç bëhet e ditur në një njoftim, gjatë takimit u bisedua për zhvillimet në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe angazhimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë në Kosovë.
“Kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të mbështetur Universitetin e Prishtinës, si institucioni më i madh dhe më prestigjioz i arsimit të lartë në Kosovë, në përmbushjen e misionit të vet duke kryer detyrat e veta me përgjegjësi, konform Statutit dhe Ligjit në fuqi për Arsimin e Lartë, në ofrimin e një mësimdhënie të cilësisë sa më të mirë dhe duke vlerësuar me përgjegjësi kontributin e kuadrit të saj akademik”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu shtohet se kryeministri Mustafa dhe ministri Bajrami shprehën përkrahjen e Qeverisë së Kosovës për angazhimin dhe mbështetjen e të gjitha organeve të Universitetit për ruajtjen e stabilitetit institucional dhe lirisë akademike, si dhe trajtimin me përgjegjësi të interesave të studentëve të Universitetit të Prishtinës.
KEK: Njësia B1 rikthehet në operim, prodhimi i energjisë në ...
Alban Zogaj: LDK nuk është parti e rrjeteve sociale
Sorensen takoi komandantin e KFOR-it, flasin për bashkëpuni...
Ilir Ferati reagon për situatën në parti: LDK është më e mad...
Komuna e Suharekës hap afatin për aplikim për vlerësimin e d...
Orientimi antiperëndimor i Serbisë