Presidentja e vendit Atifete Jahjaga sot mori pjesë në ushtrimin fushor të Forcës së Sigurisë së Kosovës “Shqiponja 4″ që u mbajt në Jezerc të Ferizajt
Me këtë rast, e para e shtetit theksoi se të gjithë duhet të krenohemi për të arriturat dhe për përparimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe punën e palodhshme të pjesëtarëve të kësaj force.
“Për shkak të këtyre të arriturave, për shkak të këtij përparimi dhe për shkak të këtij vullneti, duhet të arrijmë qëllimin tonë drejt transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, proces ky i cili e përmbyll edhe infrastrukturën e sigurisë së Republikës së Kosovës dhe konsolidimin tonë si shtet”, tha Jahjaga.
Presidentja, përgëzoi Komandantin e FSK-së, Gjeneral Rrahman Ramën dhe Ministrin e FSK-së, Haki Demolli, për realizimin e suksesshëm të këtij ushtrimi./arbresh.info
KEK: Njësia B1 rikthehet në operim, prodhimi i energjisë në ...
Alban Zogaj: LDK nuk është parti e rrjeteve sociale
Sorensen takoi komandantin e KFOR-it, flasin për bashkëpuni...
Ilir Ferati reagon për situatën në parti: LDK është më e mad...
Komuna e Suharekës hap afatin për aplikim për vlerësimin e d...
Orientimi antiperëndimor i Serbisë