Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili e quajti atë politikan tinzar.
Mustafa tha se nuk dëshiron ta cilësoj atë ashtu siç e meriton, pasi ai është Kryeministër i Shqipërisë, mirëpo mohi të ketë biseduar me të dhe me të tjerët për Minishengenin, sa ishte Kryeministër i Kosovës.
“Kryeministri Rama në T7 më cilesoi si politikan tinëzak. Unë nuk dëshiroj ta cilësoj, ashtu siç e meriton, sepse është Kryeministër i Shqipërisë. Por, në asnjë rast nuk kemi biseduar me te dhe me të tjerët për Minishengenin, sa isha Kryeministër. Kemi biseduar për Unionin Doganor të Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për Tregun e Përbashkët të këtyre vendeve. Në emër të Kosovës i kam kundërshtuar në të gjitha takimet. I ka kundërshtuar edhe Mali i Zi.Jemi pajtuar në Procesin e Berlinit për Hapësirën e Përbashkët Ekonomike të Vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Mustafa në Facebook./arbresh.info
Përurohet Instituti i Anatomisë Patologjike në QKUK
Kurti paralajmëron takim me liderët e opozitës për çështjen ...
“Ia dhashë 28 dhjetorin për zgjedhje”, Kurti i kundërpërgjig...
Kurti: Duhet marrëveshje me opozitën për presidentin, jo zgj...
Gjykata ia cakton Gjestit 30 ditë paraburgim
Rama: Parlamenti do të votojë shpalljen e Iranit si shtet sp...