Deri në vitin 2018 kanë hyrë mallra në Kosovë më mbishkrime fyese për Kosovën.
Kështu tha ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë nga radhët e NISMA-së Endrit Shala.
Në debatin i cili po mbahet në Kuvend për heqjen ose jo të taksës ndaj mallrave Serbe, Shala i ka kujtuar Kryeministrit Kurti pengesat që Serbia i bënë ndaj Kosovës dhe arsyen pse duhet më vazhdu taksa ndaj produkteve serbe.
“Kosova ka një bilanc negativ tregtare. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë kishte kërkuar nga Qeveria të marr masa mbrojtëse nga padrejtësisë që ju kanë bërë bizneseve Kosovare. Deri në vitin 2018 kanë hyrë mallra që Kosovës ju kanë referuar terma si Kosova ‘Metohi’ apo me emra të tjerë. Ne në atë kohë i kemi ndaluar hyrjen e këtyre mallrave në territorin e Kosovës. Kryeministër duke pas parasysh që kohet e fundit ke ndryshuar kogja shumë dua të tregoj arsyet pse e kemi marr vendimin për taksë ndaj Serbisë. Serbia çdo ditë punon kundër Kosovës dhe hyrjes së saj në organizata ndërkombëtare. Serbia në mënyrë të paligjshme mbështet struktura paralele në Kosovë. Transportuesit Kosovar nuk lejohen të kalojnë nga Serbia për tregjet ndërkombëtare”, tha ai./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/488633175354909/
Gjesti del sot para gjykatës
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
E premtja me diell dhe temperatura deri në 19°C
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...