Real Madrid gjatë afatit veror ka transferuar në skuadër sulmuesin, Eden Hazard nga Chelsea për 100 milionë euro.
Mirëpo, lëndimet e shpeshta kanë shkaktuar që të humbasë shumicën e ndeshjeve këtë sezon dhe gjatë kësaj kohe Vinicius Junior ka treguar kualitetin.
Tifozët e “Galaktikëve” janë të shumë kënaqur me brazilianin, andaj kanë vënë në pikëpyetje nëse Reali ka nevojë për Hazard.

“Hazard erdhi te Real Madrid për të qenë nën hijen e Vinicius Junior”.
“Vinicius është më i mirë se Hazard, është çfarë është”.
“Përformanca e Vinicius ishte më e mirë se çdo përformancë e Hazard që prej kohës kur iu bashkua Realit”.
“Vinicius me siguri do ta lërë në stol Hazardin”.
“Me Vinicius në këtë formë, Hazard mund të jetë gati për tu rikthyer te Chelsea sezonin e ardhshëm”, ishin disa nga komentet e shumta negative për belgun.
Ndeshja e radhës për Realin është ndaj Real Betis./arbresh.info.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës