Dje Real Madrid mposhti Barcelonën me rezultat bindës 2 – 0, në “Santiago Bernabeu”.
Golin e epërsisë e shënoi Vinicius Junior në minutën e 71-të ndërsa festoi si legjenda e “Mbretërve”, Cristiano Ronaldo, transmeton portali arbresh.info.
Braziliani tha se pas pjesës së parë ylli i Juventusit erdhi në zhveshtore për të motivuar skuadrën, andaj ka festuar në stilin e tij.

“Erdhi në zhveshtore në pushim për të motivuar skuadrën dhe na dha mbështetje morale. Prandaj festova si ai. Është fitimtar brenda dhe jashtë fushës”, theksoi Vinicius.
Pas fitores së djeshme, “Los Blancos” u rikthyen përsëri në krye të tabelës me 56 pikë, një më shumë se rivali, Barcelona./arbresh.info.
Familjarët e të ndaluarve në Prizren u ankuan në KMDLNJ për ...
Keijsi me fjalor të papërshtatshëm ndaj Stenaldos – kr...
Sekuestrohen 9 ton kokainë në Portugali, sasi rekord për his...
Probleme me vizë sportive, trajneri Seid Onbashi detyrohet t...
Alba e vendosur për Limin: Vetëm ky baba këtu m’zen mua
“Valoni do të largohet, dëshiron të luajë – te n...