Kur vjen puna te klasifikimi, një shumicë njerëzish nuk pajtohen se varësia seksuale është çrregullim i vërtetë.
Nga ana tjetër mund të thuhet edhe se ekziston një lloj varësie kimike, për shkak të substancave kimike të fuqishme të cilat lirohen gjatë marrëdhënieve seksuale, transmeton lajmi.net.
Kjo do të thotë se varësia seksuale qëndron mbi aktivitetin seksual me një partner që përfshinë – masturbimin, shikimin e pornografisë ose marrëdhëniet seksuale me të tjerët, pa përfshirje emocionale dhe kontrollë mbi të.
Por, cilat janë shenjat e këtij çrregullimi?
Është e pamundur të dihet nëse dikush është i varur nga seksi tërësisht, pa u këshilluar me një terapist profesional, por ekzistojnë disa shenja paralajmëruese të cilat na tregojnë se duhet të vizitohet terapisti:
– Masturbimi i rregullt
– Lidhjet e shumta
– Lidhje të shumta vetëm për një natë
– Numri i madh i partnerëve seksual
– Shikimi i vazhdueshëm i pornografisë
– Marrëdhëniet seksuale të pasigurta
– Përdorimi i prostitutave
– Ekzibicionizmi
– Ndjenja e fajit dhe e turpit
– Ndjenja e mungesës së kontrollit
– Shpenzimet e mëdha të kohës në biseda ose aktivitete rreth seksit, etj.
Varësia nga seksi përveç që është gjendje jashtëzakonisht e vështirë për t’u kontrolluar, ajo mund të shkatërrojë edhe pjesët tjera të jetës, duke përfshirë marrëdhëniet martesore, përgjegjësinë prindërore, financat dhe jetën e punës.
Deputeti i VV’së: Mund të ketë emër tjetër për president për...
Plagoset një person në Mitrovicë
Deputeti kanadez uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
14 persona arrestohen dhe më pas lirohen në Gjilan për falsi...
Vetaksident fatal në rrugën Prishtinë–Pejë, humb jetën një s...
Macron: Pushtimi i Ukrainës ka dobësuar Rusinë dhe fuqizuar ...