Në epokën e Instagram-it, të marrësh afirmimin e të tjerëve përmes pëlqimeve apo ndjekësve, të shkakton ndjesi të mirë. Ndihesh i pranuar dhe i mbështetur. E kundërta ndodh në momentin që ndjen se gjërat s’janë më si më parë
Story-it e tu nuk shihen më nga shumë njerëz, apo numri i “like-ve” po bie. Ç’ndodh me trurin tonë në këtë moment?!

Mendimi se diçka s’e kemi bërë mirë, është i pari që na vjen. Sipas ekspertëve, humbja e followers-ve, apo pëlqimeve, (ndjekësve aktivë) krijon një lidhje direkte me besimin në vete apo tek grupi ynë shoqëror.
Edhe pse njerëzit janë të vetëdijshëm që kjo “humbje” nuk përkthehet në humbje të vërtet shokësh, niveli i ulët i përfshirjes regjistrohet si diçka negative në trurin tonë.

Pse mërzitemi kur s’marrim ‘like’ në Instagram?
Nëse një dekadë më parë, nuk perceptohej një mërzitje apo ndryshim humori për një shkak si ky, sot është diçka krejt normale.
Çfarë ekspertët sugjerojnë në të tilla momente, është t’i kujtoni vetes se ndonjëherë njerëzit nuk janë aktivë me publikimet tuaja sepse janë thjesht të shpërndarë, të zënë apo po bëjnë diçka me jetën e tyre. Jo gjithmonë ka diçka personale me ty.

Për aq kohë sa kontenti juaj nuk fyen dikë, duhet të mësoni t’i jepni vetes hapësirën e duhur për t’u ndjerë mirë dhe të sigurtë në çfarë zgjidhni të ndani me të tjerët. Në momentet që ndiheni keq nga mungesa e një reagimi në rrjetet sociale, kujtoni se arsyeja mund t’i ketë rrënjët përtej miqësisë që keni ju.
Nëse një sjellje e caktuar në Instagram e një miku tuaj ju shqetëson, bëni një bisedë offline për të sqaruar çdo keqkuptim.
Në të kundërt, zgjedhja më e mirë është të postoni Story dhe të mos shihni kurrë kush jua ka parë e kush jo!
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...