Kryetari Ahmeti viziton Çerdhen dhe Bashkësinë Lokale në Hajvali

15:40 | 16 Tetor 2015
M. A.

Sot, Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, i shoqëruar nga Drejtoresha e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe Drejtori i Administratës Publike, Muhedin Nushi, vizitoi fshatin Hajvali, ku janë ndërtuar dy objekte të rëndësishme për komunitetin atje: Çerdhja për fëmijë “Ngjyrat” dhe objekti i Bashkësisë Lokale. Gjatë kësaj vizite Ahmeti tha se është kënaqësi që së shpejti po hapet edhe çerdhja e dytë me bazë në komunitet. Ai tregoi se kjo çerdhe e ka kapacitetin në mes 50-60 fëmijë. Ai tregoi se çerdhja do të hapet me 26 tetor dhe iu bëri thirrje banorëve të Hajvalisë që t’i regjistrojnë fëmijët.

Ndërkaq, gjatë vizitës së bashkësisë lokale në Hajvali, Drejtori i Administratës Publike, Muhedin Nushi tha se ky objekt është pilot projekt i GIZ-it gjerman, projekt për efiçencën e energjisë, i cili po implementohet për herë të parë në Komunën e Prishtinës. Ai tha se nëse ky projekt tregohet i suksesshëm atëherë do të implementohet edhe në objekte të tjera, si në ato të bashkësive lokale, por edhe ato të Komunës.

12138361_1051697461542143_8895600946053217584_o 12095120_1051697478208808_4578160264577840516_o 11069477_1051697481542141_5213366116333292517_o 12138332_1051697488208807_6221904373605791633_o

Shpërndaje në rrjete sociale