Takimi kthyes gjysmëfinal mes Juventusit dhe Milanit do të jetë i hapur për tifozë, me përjashtim të atyre që vijnë nga zonat e rrezikuara nga koronavirusi, si Lombardia, Veneto dhe Emilia.
Lajmi u konfirmuar nga agjencia italiane e lajmeve, Ansa, ndërsa ndeshja do të zhvillohet më 4 mars, të mërkurën, çuditërisht vetëm tri ditë pasi derbi italian mes Juventusit dhe Interit u shty edhe pse ishte vendosur që ai të luhej pa praninë e tifozëve këtë të diele.
Ndeshja e parë mes tyre në San Siro u mbyll baras 1:1, prandaj finalisti do të vendoset të mërkurën në Allianz Stadium në Torino.
Nga mesnata e së dielës do të hiqet ndalesa ndaj ngjarjeve publike dhe shkollave në regjionet si Piedmont, Liguria dhe Friuli.
Por ndalohen tubimet e mëdha në regjionet si Ombardi, Veneto dhe Emilia.
Për shkak të kësaj situate, ndeshja e kupës mes Juves dhe Milanit do të jetë e hapur për tifozë, me përjashtim të atyre nga regjionet e prekura nga virusi.
Tifozët e Interit, ndërkohë, nuk do të ketë të drejtë të udhëtojnë drejt Napolit për ta shikuar ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të enjten.
SHBA vendos sanksione të reja ndaj familjes së Presidentit v...
Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Erion Veliajn, vend...
Faton Peci betohet sot si kryetar i Mitrovicës së Jugut
Sindikata e Re e KEK-ut proteston sot para korporatës
Policia dhe Ambasada Amerikane zhvillojnë sot ushtrim të për...
Parashikimi i motit për sot