Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Aboul-Gheit tërhoqi vëmendjen mbi tensionet ushtarake në veriperëndim të Sirisë dhe bëri thirrje për zbatimin e armëpushimit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim Aboul-Gheit vuri në dukje se tensionet ushtarake kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e Sirisë dhe rajonit. Ai bëri thirrje për zbatimin e menjëhershëm të armëpushimit në veriperëndim të Sirisë.
“Kjo situatë shkakton përkeqësimin e mëtejshëm të terrenit në Siri dhe vështirëson shansin për një zgjidhje paqësore në krizën e Sirisë”, deklaroi Aboul-Gheit duke shtuar se në tensionet e paraqitura në Siri janë të përfshirë fuqitë rajonale dhe ndërkombëtare.
Ai tha se situata e tensionuar ndikon negativisht në sigurinë dhe stabilitetin e Sirisë dhe rajonit.
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...