Hristijan Mickoski, kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE në debatin me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, e akuzoi për keqpërdorim të parave.
“Problemi është kur ju vjedhni para. Borxhi është rritur për 830 milionë euro”, deklaroi Mickoski.
Ai ka adresuar akuza edhe në lidhje me keqpërdorimin e investimeve kapitale.
„Derisa debatojmë për këto dy orë, shtetin e futni në borxh për 65 mijë euro“, i tha Mickoski Zaevit.
Ai theksoi se vetëm në mandatin e Zaevit, borxhi i shtetit është rritur për 830 milionë euro, transmeton portalb.mk.
„Borxhi i shtetit në mandatin e Zoran Zevit është rritur për 830 milionë euro ose 757 mijë euro në ditë, ose 31 mijë euro në orë, derisa debatojmë ne“, tha Mickoski.
Agjencia Shtetërore e Lajmeve: Irani ka refuzuar të marrë pj...
Beteja e Koshares dhe rënia e Sali Çekajt, Rama: Momente të ...
Arteta pas humbjes nga Man City: Kemi besim të plotë se mund...
Forumi i Diplomacisë: Konjufca zhvillon takime të rëndësishm...
Serbia përdor marrëveshjen Kosovë–Shqipëri–Kroaci si shkas p...
Portieri i Liverpoolit përfundon në spital pas derbit, krizë...