Një klub futbolli në regjionin Tuskana të Italisë ka konfirumar se tre lojtarët e tij dhe një pjesëtar i grupit kanë rezultuar me test pozitiv.
Klubi nuk ka publikuar ende emrat e të prekurve me koronavirus shkruan arbresh.info
Rasti i parë, një futbollist, është kontrolluar nga doktori i klubit pasi ka shfaqur simptoma të një ftohje dhe dhimbje koke të shtunën, dhe më vonë është dërguar në spitalin Siena thuhet në komunikatë.
Pas saj, klubi “duke ndjekur udhëzimet e Ministrisë së Shëndetit” është vendosur në një karantinë dhe iu kanë nënshtruar testit.
Rezultatet tregojnë se tre persona të tjerë janë me test pozitiv: dy futbollist janë duke u monitoruar në shtëpitë e tyre dhe një bashkëpunëtor i tyre i cili u dërgua në spitalin Siena me ambulancë pasi kishte kaluar të enjten me temperaturë të lartë.
“Deri më tani, çdo lojtar, stafi teknik dhe menaxherët që kanë qenë prezent eventin e kaluar do të jenë në karantinë për 15 ditë në shtëpitë e tyre dhe asnjë prej tyre deri më tani nuk ka treguar simptoma të virusit COVID-19.” Shkruan klubi në Facebook
Presidenti i US Pianese, Maurizio Sani, është mbyllur vetë ne karantinë vullnetarisht shton komunikata./arbresh.info/
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...