Të hënën do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e kërkuar nga AAK-ja për taksen ndaj Serbisë.
Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i AAK-së Daut Haradinaj.
“Ne u dakorduam që seanca e jashtëzakonshme të mbahet të hënën në ora 11:00. I kemi 41 nënshkrime dhe i falënderoj deputet për këto nënshkrime”, tha ai.
E duke komentuar veprimin e Kurtit mbrëmë Haradinaj nuk i ka përjashtuar as protestat.
“Ne e kemi thënë se jemi kundër heqjes së taksës përderisa Serbia nuk ndryshon qasje karshi Kosovës. Siç duket nuk ka pas dakordim as më partneret e koalicionit e as më Amerikën se dimë pse ka marr atë vendim Zotëri Kurti mbrëmë. Pse jo edhe protesta janë një nga veprimet. Mendoj që s’janë hjek kushtet që në ta hapim tregun për Serbin”, ka thënë ai./arbresh.info/
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Pula flet për manipulimet e votave: E papritur, s’ka ndodhë ...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në luftë për mbijetesë
Florent Hasani shkëlqen me dy gola ndaj Adana Demirsporit
ZYRTARE: Hekuran Berisha rikthehet tek Dukagjini
Juventusi i ofron Zhegrovën Evertonit për sulmuesin e tyre, ...