Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Mitrovicës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës sot ka bërë rrënimin e një objekti afarist të ndërtuar pa leje ndërtimi në pronë publike në rrugën “Bislim Bajgora”.
Për ta përcjellë nga afër procesin e rrënimit ishin të pranishëm edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri, drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti si dhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Nehat Bahtiri.
Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, bën të ditur se ky vendim është në përputhje me ligjin, dhe se uzurpimi i pronës publike dhe ndërtimi pa leje është një vepër e rëndë që krahas kësaj, çdo shkelës i këtyre rregullave, përpos rrënimit mund të përballet edhe me organet e drejtësisë.
Po ashtu kryetari Bahtiri potencon se me kohë e kanë paralajmëruar ndërtuesin si dhe kanë ndjekur të gjitha procedurat deri në vendimin përfundimtar për rrënim.
Andaj Drejtoria e Inspeksionit ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët duan të bëjnë ndërtime të objekteve afariste apo të banimit që të pajisen më leje ndërtimi, përndryshe Inspektorati i Komunës është i obliguar që ta zbatoj ligjin dhe të merr masa konform ligjit në fuqi./arbresh.info/



Zëvendësministri i MPJD-së merr pjesë në pritjen e Konsullat...
Rreth 70% e familjeve në Prishtinë të pakënaqura me ngrohjen
Kurti: AKI po avancon kapacitetet dhe po forcon sigurinë kom...
Zelensky: Ukraina nuk po e humbet luftën, ne kemi çliruar mj...
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...