Heqja e taksës nga Kurti, Haradinaj del në konferencë

13:40 | 28 Shkurt 2020
A Z

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot do të dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi që e kanë nisur zyra për media e AAK-së.

“Ju njoftojmë se kryetari Ramush Haradinaj, sot në ora 17:00 mban konferencë për media. Konferenca mbahet në selinë qendrore të AAK-së”, shkruhet në njoftim.

ish kryeministri Ramush Haradinaj e ka kundërshtuar dje përmes një shkrimi në Facebook lajmin se qeveria Kurti do të heq taksën e vendosur për produktet serbe dhe boshnjake.

 

Shpërndaje në rrjete sociale