Hojatolislam Seyed Hadi Khosroshahi, rezultoi pozitiv nga analizat e Covid-19 dhe se ai humbi jetën në spitalin ku ishte shtruar.
Hojatolislam Seyed Hadi Khosroshahi, një prej klerikëve krysorë në Iran dhe ish-ambasadori i Iranit në Vatikan humbi jetën si pasojë e koronavirusit të ri (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë iraniane Tesnim, thuhet se Khosroshahi u shtrua dje në spitalin Mesih Danishver në kryeqytetin Teheran me dyshimin për Covid-19.
Bëhet e ditur se 81 vjeçari Khosroshahi rezultoi pozitiv nga analizat e Covid-19 dhe se ai humbi jetën në spitalin ku ishte shtruar.
I lindur në qytetin Tebriz në vitin 1939, Khosroshahi pas revolucionit në 1979 ka kryer detyrën e përfaqësuesit të liderit të revolucionit Ayatollah Ruhollah Khomeini për dy vite në ministrinë e diturisë dhe kulturës islame.
Po ashtu Khosroshahi për një periudhë ka kryer edhe detyrën si kreu i zyrës përfaqësimit të Iranit në Kajro si dhe në detyrën e ambasadorit të Iranit në Vatikan./aa/
Juventusi në epërsi pas pjesës së parë ndaj Galatasarayt
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave