Mesfushori ofansiv i Manchester City, Kevin de Bruyne nuk do të largohet nga “Etihad Stadium” këtë verë.
Belgu ishte i lidhur me largimin nga “Qytetarët” pasi klubi u dënua për dy vite mospjesëmarrje në Ligën e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, sipas Goal, 28-vjeçari nuk është duke menduar largimin dhe dëshiron ta vazhdojë udhëtimin me kampionin e Anglisë.

Në garë për De Bruyne thuhet se është Real Madrid, por duhet të presin edhe për se paku disa vite të tjera.
De Bruyne për Cityn këtë sezon ka qenë i mrekullueshëm duke shënuar nëntë gola dhe kontribuar me 20 asistime./arbresh.info.
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...