Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar për vrasjen e Qerim Kelmendit, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Limaj përmes një postimi në Facebook, i ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që konform përgjegjësive që kanë të marrin masa të menjëhershme në funksion të zbardhjes së kësaj vrasje.
“Familjes Kelmendi, miqve dhe bashkëluftëtarëve të Qerimit iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Reagimi i plotë i Limajt:
Me dhimbje të thellë mora lajmin për vrasjen e Qerim Kelmendit, luftëtar i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
I bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që konform përgjegjësive që kanë të marrin masa të menjëhershme në funksion të zbardhjes së kësaj vrasje.
Familjes Kelmendi, miqve dhe bashkëluftëtarëve të Qerimit iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Pula flet për manipulimet e votave: E papritur, s’ka ndodhë ...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në luftë për mbijetesë
Florent Hasani shkëlqen me dy gola ndaj Adana Demirsporit
ZYRTARE: Hekuran Berisha rikthehet tek Dukagjini
Juventusi i ofron Zhegrovën Evertonit për sulmuesin e tyre, ...
Rama intervistë për median izraelite: Antisemitizmi fillon m...