Sulmuesi i Arsenal, Alexandre Lacazete ka thënë se nuk e mendon largimin nga “Emirates”.
Ka pasur spekulime të shumta që Lacazette mund të largohet nga “Topçinjtë” nëse klubi dështon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Mirëpo, francezi i ka heshtur këto thashetheme dhe deklaroi se është i lumtur te klubi anglez.

“Nuk e di për këtë gjë. Kam kontratë me klubin dhe nuk kam ndonjë arsye për tu larguar, të gjithë janë të lumtur me mua në klub”, theksoi ai.
Raportimet e fundit thonë se Inter ka interesim për Lacazette dhe synon ta sjellë në “San Siro” verën e ardhshme.
Lacazette këtë sezon për Arsenalin ka qenë i pranishëm në 19 ndeshje duke shënuar gjashtë gola dhe kontribuar me tri asistime./arbresh.info.
Hoxha: Anëtarësimi në BE, rrugë konkrete modernizimi për ven...
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ylli i Bilbaos në “radarin” e Liverpoolit
BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore, unioni, subven...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...