Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ka bërë disa ndryshime në krahasim me formacionin që kishte javën e kaluar ndaj Levante.
Sot (e mërkure) “Mbretërit” do përballen me Manchester Cityn, në kuadër të 1/16 së Ligës së Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Tekniku francez ka vendosur që në mesfushë të jenë Federico Valverde, Luka Modric dhe Casemiro duke e lënë në stol Toni Kroos.
?✅ Our starting XI ? @ManCity! #RMUCL | #HalaMadrid pic.twitter.com/x9N8CcaEDc
— Real Madrid C.F. ???? (@realmadriden) February 26, 2020
Kjo ka bërë që tifozët menjëherë të kenë reagime të shumta.
“Ku është Kroos, nesër është ditëlindja ime”.
“Pse është Kroos në stol?”.
“Çdo gjë është mirë, por Kroos në stol?”.
“Jo Kroos, në një ditë të madhe të Ligës së Kampionëve”, ishin disa nga mesazhet e shumta të tifozëve të “Los Blancos”.
Kujtojmë që ndeshja zhvillohet në “Santiago Bernabeu” dhe nis në ora 21:00./arbresh.info.
Plagosja e një personi në rrugën B, Policia: I dyshuari ësht...
Bashkimi fiton ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet
Kusari-Lila për çmimin e naftës: Largimi ose ulja e TVSH-së ...
Raportohet se i plagosuri në rrugën B është inspektor në IPK
Gjuajtje me armë zjarri në Rrugën B, dyshohet për të plagosu...
BE kritikon Beogradin