
(Foto Nikolla Dimitrov)
Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov sot nisi një vizitën dy-ditore në Republikën e Çekisë me një takim dypalësh me Ministrin e Jashtëm çek Tomasz Petricek.
Fokusi i bisedimeve ishte në pritjet dhe perspektivat e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe aktivitetet mbështetëse të Republikës së Çekisë në kontekstin e procesit të integrimit evropian.
“Republika e Çekisë është pjesë e rrugëtimit tonë në BE, duke na ndihmuar të arrijmë sa më shpejt qëllimin tonë. Dhe sot në Pragën frymëzuese morëm konfirmim të asaj që punuam dhe mbështetje të merituar. Unë pres që kjo mbështetje të dërgojë deri tek qëllimi: të hapim negociatat e hyrjes pa shtyrje”, deklaroi Dimitov.
Nga MPJ thonë se në takim u bisedua edhe për marrëdhëniet në mes të dyja vendeve dhe për mundësitë e thellimit të tyre./Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...