Deputetë të Kuvendit të Kosovës në takimet e OECD-së dhe të Asamblesë Parlamentare të NATO-s
Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i përbërë nga deputetët Doruntinë Maloku dhe Elmi Reçica, po merr pjesë në takimet e Rrjetit Global Parlamentar të OECD-së dhe deputetëve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Paris, transmeton arbresh.info.
Ata kanë ndjekur diskutimet në disa sesione që trajtonin temat e energjisë globale, inovacionet në transport, pastaj, në sesionet për inteligjencën artificiale, zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm dhe rolin e edukimit në zhvillimin ekonomik, me theks të veçantë për performansën në testin PISA.

Deputetja Doruntinë Maloku, në një pjesë të diskutimit të saj, ka shfaqur shqetësimin në lidhje me rezultatin e nxënësve kosovarë në testin PISA, të cilët radhiten ndër të fundit në rang botëror. Bashkë me dhjetëra përfaqësues të shteteve të ndryshme nga Evropa, Azia e Amerika Latine, janë ndarë përvojat e shteteve të tyre, në mënyrë që të merren në konsideratë veprimet për ta përmirësuar rezultatin e nxënësve kosovarë.
Gjatë ditës së sotme, deputetët kosovarë morën pjesë edhe në një diskutim me Sekretarin e Përgjithshëm të OECD-së, Angel Gurría.
Deputetët kosovarë janë ftuar në cilësinë e delegacionit të përhershëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s./arbresh.info/

Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...
Ardit Tahiri prezantohet tek Kolos Kovalinka
Norvegjia e Suedia kundër Bordit amerikan të Paqes, Italia d...