Gjiganti italian Ferrari ka publikuar në kanalin zyrtar në YouTube një video mbresëlënëse, e cila tregon se si prodhohet vetura e shumëpërfolur sportive SF 90 Stradale.
Si në çdo fabrikë tjetër, SF90 Stradale montohet nga robotët por edhe nga pak punëtorë. Dora e njeriut ka rol të rëndësishëm në prodhimin e këtij modeli, për këtë SF 90 Stradale kushton më shumë sesa modelet e tjera.
Për shembull, shumica e pjesëve të karrocerisë saldohen me dorë, e jo me ndihmën e robotëve, e njëjta ndodh edhe gjatë lyerjes pasi që çdo pjesë kryhet me dorë.
Ky Ferrari i fuqishëm vihet në lëvizje falë motorit 4 litërsh twin-turbo V8, i cili përcillet nga tre motorët tjerë elektrikë që në total prodhojnë 986 kuaj-fuqi.
Shpejtësinë nga 0-100 e arrin për vetëm 2.5 sekonda, kurse shpejtësia maksimale është 340 kilometra në orë. Se për çfarë bëhet fjalë, shikoni videon e publikuar më poshtë. /Telegrafi/
Atletico Madrid ka vendosur yllin e madh në listën e transfe...
Gjykata Supreme: Zbatimi i vendimit për pensionistëpensionis...
Forumi i Davos, Von der Leyen: Është koha për të ndërtuar nj...
Labi do të jetë prezent në varrimin e gjyshit të tij në Raho...
Hakohet faqja e Inspektoratit të Prishtinës, Komuna-qytetarë...
KESCO: Sistemi elektroenergjetik aktualisht po operon në kus...