Producenti i njohur botëror, Havey Weinstein dje u shpall fajtor për përdhunim dhe sulm seksual.
Në momentin kur po largohej nga Gjykata në pranga, ai u ankua për dhimbje në kraharor dhe pas ardhjes së ambulancës, doktorët vendosin ta çonin në spital, ku po merr një trajtim më të specializuar, shkruan CNN përcjell portali arbresh.info
Avokatët e Harvey Weinstin thonë se ai u shtrua në spital për shkak të problemeve shëndetësore kronike, ambulanca që transportonte Weinstein në Rikers të hënën u dërgua në Spitalin e Bellevue për shkak të problemeve të zemrës dhe presionit të lartë të gjakut, tha avokati i tij Donna Rotunno.

Edhe pse Weinstein “është në rregull”, 67-vjeçari ka “çështje të rëndësishme mjekësore”, tha Rotunno.
Ndryshe, seanca tjetër gjyqësore do të mbahet më 11 mars, ku pritet të mësohet dënimi përfundimtar që producenti do të marrë dhe supozohet se mund të dënohet deri me 29 vite burgim. /arbresh.info/
Kosovari humb jetën tragjikisht në një aksident në Zvicër
Dënimet e përjetshme forcojnë parandalimin e krimit
Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Yllka Fejzullah...
Futbollistja kroate bëhet virale me paraqitjen në Coachella
Gjykimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Fola me Trumpin, ...
FEMSH kërkon ndërhyrje urgjente nga qeveritë për krizën e çm...