Shumë shpejt pasi u konfirmua rasti i parë i infeksionit me coronavirus në Kroaci, më saktë në Zagreb, filloi të përhapet paniku midis qytetarëve.
Si rezultat, shkruajnë mediat kroate, përcjell Telegrafi, farmacitë nuk kanë tashmë maska mbrojtëse, për të cilat ekspertët thonë se nuk ndihmojnë kundër sëmundjes.
Gjithashtu, përveç barnatoreve, sipas disa pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, edhe raftet e disa dyqaneve lokale janë tashmë bosh – ka mungesë sheqeri, mielli, brumi, mishi.

Ndryshe, gjatë ditës është raportuar se është konfirmuar se në Kroaci një person është infektuar me coronavirus.

Siç ishte thënë, bëhet fjalë për një djalë të ri që gjendet në klinikën për sëmundje infektive në Zagreb – lajm i cili është konfirmuar edhe nga kryeministri kroat Andrej Plenkoviq. /Telegrafi/

Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...