Nënkryetari i AAK-së, Gazmend Abrashi, ka thënë se largimi i taksës pa kushtëzime do të sjell bisedime në Bruksel edhe 20 vite.
Abrashi, në “Debat Plus” më Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se personalisht nuk do të kishte mbështetur asnjëherë hyrjen e Kosovës në CEFTA.
“Në atë kohë unë nuk kam qenë në politikë. Mendoj që është vendimi më i keq i Kosovës që ka hyrë në CEFTA”
Ai ka thënë por në momentin që Kosova ka hyrë në CEFTA duhet t’i respektojë ato marrëveshje, përcjell Telegrafi.
“Kosova ka respektuar 99% të marrëveshjeve që kanë të bëjnë me CEFTA-n”.
Abrashi thotë se reciprociteti është diçka abstrakte në raport me pozitën që e ka Kosova në arenën ndërkombëtare.
“Pozita delikate e Kosovën nuk përputhet me reciprocitetin. Çfarë mase reciproke do të përdorte Kosova kur Serbia lobon në Afrikë për çnjohje”.
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...
Luftohet për play-off dhe mbijetesë, nesër tri përballje të ...
Protesta për Gjuhën Shqipe: E drejta në anën e studentëve me...
Djali i Trumpit arrin në Republikën Serbe – pritet nga djali...
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...