Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e kanë ftuar për intervistim Fatmir Brajshorin, të njohur si Tushi.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook, vetë Brajshori, që ka deklaruar se nuk e di nëse është ftuar në cilësinë e të dyshuarit apo dëshmitarit.
Brajshori ka bërë të ditur se nuk do t’i përgjigjet kësaj ftese.
“Nga Tribunali i Hagës kam marrë një ftesë për intervistim, duke mos u precizuar, në jam i dyshuar apo dëshmitar dhe unë Fatmir Brajshori kam vendosur, fare të mos i përgjigjem kësaj ftese ngaqë nuk e pranoj dhe nuk e njohë Gjykatën Speciale të Hagës apo si quhet ajo. Në faktë, më poshtë do të shkruaj arsyet , se përse nuk do t‘i përgjigjem kësaj ftese, dhe besoj kur t‘i lexoni këto gjëra, do kuptoni që: Kjo Gjykatë është ngritur nga armiqtë e kombit shqiptarë Kjo gjykatë bazohet në thashetheme dhe jo në fakte dhe argumente”, ka shkruar ai.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...