Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës Glauk Konjufca i ka shprehur ngushëllime homologut të tij nga Turqia, Mevlüt Çavuşoğlu, dhe popullit turk, për vdekjen e nëntë personave dhe lëndimin e më shumë se shtatëdhjetë të tjerëve, pas tërmetit me magnitudë pre 5.7 shkallësh të Rihterit, i cili goditi juglindjen e këtij vendi.
Përmes një komunikate për media u tha se po ndjekin me shqetësim lajmet për pasojat e tërmetit në Turqi.
“Në emër timin si Minister i Punëve të Jashtme dhe i Diasporës së Republikës së Kosovës, dhe në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për viktimat e tërmetit në Turqi. Të gjithë qytetarët e Kosovës bashkëndjejmë dhimbjen dhe solidarizohemi me qytetarët e Turqisë në këto momente të vështira. Lutemi për viktimat dhe familjet e tyre”.
Konjufca gjithashtu ka thënë se institucionet e Republikës së Kosovës, në rast nevoje, janë të gatshme që të ofrojnë ndihmën e tyre operative për t’i dalë në ndihmë qeverisë turke,qëtë kalojnë këtë situatë të rëndë të krijuar nga termeti shkatërrues.
Pula flet për manipulimet e votave: E papritur, s’ka ndodhë ...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në luftë për mbijetesë
Florent Hasani shkëlqen me dy gola ndaj Adana Demirsporit
ZYRTARE: Hekuran Berisha rikthehet tek Dukagjini
Juventusi i ofron Zhegrovën Evertonit për sulmuesin e tyre, ...
Rama intervistë për median izraelite: Antisemitizmi fillon m...