Është rritur në rreth 79 mijë, numri i personave të prekur nga koronavirusi i ri (Covid-19) i cili u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap në të gjithë botën.
Si pasojë e epidemisë së koronavirusit deri më tani kanë vdekur 2.444 persona, prej të cilëve 2.442 në Kinë dhe dy në rajonin special administrativ të Hong Kongut.
Covid-19 ka shaktuar humbje të jetëve edhe në shtete të tjera ku ai është përhapur. Si pasojë kanë humbur jetën 6 persona në Iran, 3 në Japoni, 4 në Korenë e Jugut, 2 në Itali dhe nga një person në Tajvan, Filipine dhe Francë.
Përderisa po shkon në rreth 79 mijë, numri i personave të prekur nga virusi në të gjithë botën, 76.936 raste janë regjistruar në territorin e Kinës, 69 në rajonin special administrativ Hong Kong dhe 10 në rajonin special administrativ Makau.
Sipas të dhënave të përpiluara nga institucionet e autorizuara shëndetësore dhe nga shtypi lokal i vendeve që njoftojnë shfaqjen e koronavirusit numri i rasteve është si më poshtë:
“Japoni 769, Kore e Jugut 556, Singapor 89, Itali 79, nga 35 raste në SHBA dhe Tajlandë, Iran 28, Australi 23, Malajzi 22, nga 16 raste në Vietnam dhe Gjermani, Francë 12, Emiratet e Bashkuara Arabe 11, nga 9 raste në Britani të Madhe dhe Kanada, nga 3 raste në Indi dhe Filipine, nga 2 raste në Rusi dhe Spanjë dhe nga 1 rast në Nepal, Sri Lanka, Kamboxhia, Belgjikë, Suedi, Finlandë, Egjipt, Liban dhe Izrael”./aa/
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...