Gjenden dy mjete të pashpërthyera në Istog

11:46 | 23 Shkurt 2020
A Z

Në fshatrat Suhogërll dhe Prigodë të Istogut janë gjetur dy mjete të dyshuara të pashpërthyera.

Në fshatin Suhogërll rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës, ku një qytetar ka njoftuar policinë se në një fushë kishte hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer.

Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit ndërkaq njësiti për deminim i FSK’së ka bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të sigurt.

Është në fshatin Prigodë të Istogut, mjeti i dyshuar është gjetur në një fushë nga një qytetar i cili e ka lajmëruar rastin në polici.

Shpërndaje në rrjete sociale