Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, ka kërkuar shkarkimin e kryeshefes ekzekutive të Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Miradije Kelmendi.
Përmes një shkrimi në Facebook, Zyba ka përmendur raportin e Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe mbikëqyrje të FSK-së nga legjislatura e kaluar, i cili kishte rekomanduar që kryeshefja e IPK-së të shkarkohet.
“Në legjislaturën e kaluar, Grupi Punues i Komisionit parlamentar, hartoi e miratoi rekomandimet mbi mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për Inspektoratin e Policisë së Kosovës. Raporti përmban një listë të gjatë të shkeljeve dhe parregullsive të IPK-së. Konkretisht aty paraqiten shkeljet dhe papërgjegjësitë e Kryeshefes Ekzekutive të IPK-së. Për shkak të kontestimit të integritetit të Kryeshefit aktual të IPK-së, si i dyshuar në ushtrimin e ndikimit në konkursin e inspektorëve në IPK si dhe për shkak të keqmenaxhimit të detyrave dhe përgjegjësive, duke bërë veprime jo profesionale ndaj zyrtarëve të IPK-së, me pasojë dëmtimin e rëndë të veprimtarisë së zyrtarëve, efikasitetin, pavarësinë, paanshmërinë dhe besueshmërinë e IPK-së, si dhe për shkak të të gjitha të gjeturave mbi shkeljet e shumta ligjore edhe gjatë menaxhimit të saj si U.D e Kryeshefit dhe si Kryeshef i IPK-së, e njëjta shkarkohet dhe të nisin procedurat e shpalljes së konkursit për Kryeshef të ri të IPK-së”, ka shkruar ai.
Zyba ka përmendur edhe gjetjet e Auditorit të Përgjithshëm mbi IPK-në ndërsa ka kërkuar që qeveria të cilës i prinë Albin Kurti t’i marr masat e duhura.
“Kërkoj nga Qeveria e Republikës së Kosovës të ndërmarrë veprime për të zbatuar vendimin për shkarkimin e Kryeshefes Ekzekutive të IPK-së. Inspektorati i Policisë së Kosovës është një institucion i rëndësishëm në korpusin e institucioneve shtetërore të sigurisë e sundimit të shtetit ligjor, dhe si i tillë ky institucion duhet t’i kthehet mandatit e përgjegjësive që ka, duke dëshmuar shembullin e respektimit të ligjeve dhe të rregulloreve”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë pa ndërhyrje
GJENDJE PALIGJSHMËRIE NË DREJTIMIN E IPK-së
Në legjislaturën e kaluar, Grupi Punues i Komisionit parlamentar, hartoi e miratoi rekomandimet mbi mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për Inspektoratin e Policisë së Kosovës. Raporti përmban një listë të gjatë të shkeljeve dhe parregullsive të IPK-së. Konkretisht aty paraqiten shkeljet dhe papërgjegjësitë e Kryeshefes Ekzekutive të IPK-së. Bazuar në këto gjetje e shkelje, Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe mbikëqyrje të FSK-së.
Më datë 5 prill 2019 vendosi për miratimin e Raportit me Rekomandime, ku në rekomandimin nr. 16, kishte miratuar shkarkimin e saj me arsyetimin se “Për shkak të kontestimit të integritetit të Kryeshefit aktual të IPK-së, si i dyshuar në ushtrimin e ndikimit në konkursin e inspektorëve në IPK si dhe për shkak të keqmenaxhimit të detyrave dhe përgjegjësive, duke bërë veprime jo profesionale ndaj zyrtarëve të IPK-së, me pasojë dëmtimin e rëndë të veprimtarisë së zyrtarëve, efikasitetin, pavarësinë, paanshmërinë dhe besueshmërinë e IPK-së, si dhe për shkak të të gjitha të gjeturave mbi shkeljet e shumta ligjore edhe gjatë menaxhimit të saj si U.D e Kryeshefit dhe si Kryeshef i IPK-së, e njëjta shkarkohet dhe të nisin procedurat e shpalljes së konkursit për Kryeshef të ri të IPK-së”. Raporti me të gjeturat po ashtu u dorëzua edhe Prokurorisë së Shtetit.
Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin e auditimit, kishte konstatuar shkeljet e shumta të ligjit dhe dëmtimin e institucionit e të parasë publike. Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit për Inspektoratin e Policisë së Kosovës, ndër tjera konstaton, “Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së duhet të sigurohet që çdo kontratë të nënshkruhet pasi të jenë zbatuar të gjitha procedurat e kërkuara më LPP dhe rregulloret plotësuese.
Mirëpo, përkundrazi, Zyra Kombëtare e Auditimit, kishte gjetur se në kontratën e nënshkruar “Mirëmbajtja dhe servisimi i automjeteve të IPK-së” në vlerën prej 59,835 euro, operatori ekonomik kishte ofertuar me çmime jo normalisht të ulëta për disa artikuj, si psh: çmimi i ofertës fituese për “Alternator” për veturën Hyundai është 1,25 euro, derisa oferta e ofertuesit të dytë për këtë artikull ishte 70 euro. Po ashtu për artikullin amortizer i pasëm (për veturat Hyundai, Nissan, Golf IV) ishin 1,25 euro. Po ashtu kishte edhe shumë artikuj tjerë me çmime jo normalisht të ulëta si: Sistemi i frenimit ABS 1, 25, boshpumpa 1, 19 euro” e kështu me radhë.
Duke pasur parasysh këto shkelje të rënda, si dhe gjetjet e shumta për veprime e vendime të paligjshme të KE-së së IPK-së, si nga K. parlamentar, edhe nga Zyra Kombëtare e Auditimit, si dhe duke vënë në zbatim Raportin dhe vendimin e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe mbikëqyrje të FSK-së, kërkoj nga Qeveria e Republikës së Kosovës të ndërmarrë veprime për të zbatuar vendimin për shkarkimin e Kryeshefes Ekzekutive të IPK-së. Inspektorati i Policisë së Kosovës është një institucion i rëndësishëm në korpusin e institucioneve shtetërore të sigurisë e sundimit të shtetit ligjor, dhe si i tillë ky institucion duhet t’i kthehet mandatit e përgjegjësive që ka, duke dëshmuar shembullin e respektimit të ligjeve dhe të rregulloreve.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...