Çdo vit kanceri i gjirit u merr jetën miliona grave kudo në botë. Por, rasti konkret i një gruaje e cila ishte viktimë e kësaj sëmundje, është shembulli më i mirë i rezistencës, vetëbesimit dhe i dashurisë për jetën.
S.M., një grua nga qyteti i Vushtrrisë, në një rrëfim për “Zërin” ka treguar sfidën e saj përgjatë viteve dhe se si ka mposhtur dy herë kancerin. Ajo thotë se forca dhe dashuria e familjes e kanë bërë që të kapërcejë edhe ditët më të errëta të jetës së saj.
“Isha diagnostikuar me kancer të gjirit në qershor të vitin 2008. Iu nënshtrova kimioterapisë, rrezatimit dhe operacionit. Në maj të vitit 2009 mjekët më kishin dhënë shpresa të mëdha. Më thanë se ke shpëtuar nga kanceri. Ishte lajmi më i mirë që mund ta merrja. U gjallërova, u mbusha plotë jetë. Vazhdova edhe punën të cilën e kisha ndërprerë në momentin kur u diagnostikova me kancer”, ka thënë S.M.
Por, lajmi i mirë për të nuk kishte zgjatur shumë. Pas një viti ajo kishte filluar të kishte dhimbje në nyjat limfatike, kocka, mushkëri dhe kishte metastaza në tru.
“Mu duk se gjithçka për mua po përfundonte. Nuk kisha forcë të luftoja më shumë. Kisha shpenzuar gjithë energjinë time, por e vetmja shtyllë që më mbante në jetë ishte familja ime”, rrëfen ajo. “Prapëseprapë vendosa ta vazhdojë mjekimin, por kësaj radhe për herë të fundit. Bëra çdo gjë që më propozuan mjekët. Pas një kohe të shkurtër, rrezatimet dhe operacioni i dytë dolën të jenë të suksesshme”.
Por, tash ajo gjithçka e merr me rezervë por edhe me frikë.
“Tani e shtatë vite jetoi si një grua e shëndoshë, madje edhe kam filluar ta harrojë atë periudhë fatkeqe. Kanceri më mësojë se si të jetoja me mirënjohje çdo ditë të jetës”, shprehet ajo. /Zëri/
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...