Kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani janë pritur me protesta në minierën e Trepçës në Stantërg.
Kryeministri Kurti para protestuesve tha se ashtu sic veproi me Bordin e Telekomit, do të veprojë edhe me të tjerët
Ndërsa u premtoi se kërkesat e tyre do të merren parasysh.
“Dje shkarkuam bordin e Telekomit dhe do të vazhdojmë edhe me bordet e tjera por që na duhet kohë të veprojnë pasi jemi vetëm në javën e dytë të qeverisjes”, tha ai.
Arsim Musa, nga këshilli organizativ i protestës, kërkoi nga kryeministri Kurti që të shkarkoi edhe Bordin e Trepcës, pasi që sipas tij kanë bërë shkelje në konkursin e fundit, duke punësuar familajrë.
“Kërkoj nga kryeministri Kurti të shkarkoj bordin udhëheqës pasi në konkursin e fundit janë punësuar njerëz me lidhje familjare direkt me këtë bord”, tha ai, raporton Ekonomia Online.
Protesta u shpërnda e qetë dhe Kurti u premtoi se do t’i takojë në zyrën e tij për të analizuar më shumë këtë çështje.
Kjo nuk është hera e parë që këta minatorë po protestojnë, ata edhe ditë më parë kanë kërkuar shkarkimin e bordit të kësaj ndërmarrje.
Alvarez futet në “radarin” e Perezit, Atletico g...
Zv.kryeministri i Belgjikës: Asnjë parti s’mund të qeverisë ...
Memoriali i Adem Jasharit, Rama: Do të jetësohet zëri i hero...
Top 10 yjet që do të debutojnë në Kupën e Botës 2026: Nga Ha...
Beyer thirrje politikanëve në Kosovë: Të tejkalohet jofunksi...
Gjykatat në Kosovë nën akuza për korrupsion dhe zvarritje – ...