Kryetari i Këshillit Parlamentar për Kosovën të Kuvendit të Serbisë, Millovan Drecun, ka thënë se është e domosdoshme që populli serb në Kosovë të ketë një perspektivë të qëndrueshme dhe ardhmëri të sigurt.
Drecun u tha gazetarëve në Kuvendin e Serbisë se për këtë qëllim ka rëndësi normalizimi i marrëdhënieve me shqiptarët që jetojnë në Kosovë, transmeton Koha.net raportimet e medieve serbe.
Kur u pyet për vazhdimin e rrugës evropiane të Serbisë, në kontekstin e hapjes së Kapitullit 35, Drecun u përgjigj se “nuk mund të flitet për atë sa kushton beteja për Kosovën e Metohinë, por sa do të na kushtonte nëse heqim dorë nga Kosova e Metohia, dhe kjo është e pallogaritshme”.
Sipas fjalëve të tij është e domosdoshme që në dialogun me shqiptarët të arrihen marrëveshje afatgjata të qëndrueshme për krijimin e kushteve që populli serb në Kosovë të ketë një perspektivë të qëndrueshme dhe ardhmëri të sigurt.
Abdixhiku i kundërpërgjigjet Bajramit: Më shumë se dorëheqje...
IHR: Forcat iraniane të sigurisë vrasin të paktën 3,428 prot...
Inteligjenca artificiale – Strategjitë e ardhshme për luftën...
SHBA-ja pezullon shqyrtimin e vizave të migrimit nga 75 vend...
Banorët e Grenlandës në ankth para samitit SHBA–Danimarkë
SHBA pezullon shqyrtimin e vizave të imigrantëve për 75 vend...