Ylli i RB Leipzig, Timo Werner ka pranuar se i pëlqen shumë Liverpool, por ka mundësi ta refuzoj transferimin sepse duhet të përmirësohet ende më shumë.
Gjermani është në formë të shkëlqyer këtë sezon duke shënuar 20 gola në Bundesligë ndërsa dje shënoi golin e fitores ndaj Tottenham, transmeton portali arbresh.info.
Werner tha se Liverpool për momentin është skuadra më e mirë në botë dhe lidhjet me klubin e bëjnë krenar.

“E di që Liverpool për momentin është skuadra më e mirë në botë. Kur je i lidhur me atë skuadër me bën shumë krenar”.
“Por, në këtë çështje, është kënaqësi, por e di se Liverpool ka lojtarë shumë të mirë dhe e di që duhet të përmirësohem për të luajtur aty”, deklaroi Werner për Viasport.
Klauzola e Werner në Transfermarkt është 60 milionë euro./arbresh.info.
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...